
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony duket se kane vendosur qe te divorcohen dhe kane menduar qe ta japin zyrtarisht lajmin e tyre me 14 shkurt.
Vendimi i ciftit per divorcin do te jepet pikerisht diten, kur Anthony do te jape nje show ne "Madison Square Garden", ne New York.
Lajmi eshte bere publik nga "New York Daily News", qe i referohet nje burimi te rezervuar.
Cifti eshte ne krize prej pak kohesh pavaresisht se eshte perpjekur te shfaqet ndryshe ne publik.
Si Lopez ashtu edhe Anthony jane pare pa unazat e marteses. Zyra e shtypit e Marc ka pergenjeshtruar lajmet, ndersa ajo e J.Lo ka preferuar te qendroje ne heshtje.